15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti në fundjavë, pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe...

Moti në fundjavë, pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe nga Vlora drejt Brindizit

Përkeqësimi i motit gjatë fundjavës bën që të dielën nuk do të ketë lundrim tragetesh nga Durrësi drejt Barit e anasjelltas, si dhe nga Vlora drejt Brindizit.

Vendimi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike përgjatë bregdetit shqiptar nga ora 14:00 e së shtunës deri në mbrëmjen e vonë të së hënës do të ketë pezullim të lundrimeve për mjetet e vogla të lundrimit, ndërsa të dielën pezullohen dhe linjat e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindizi-Vlorë.

Era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje dhe  jug-jugperëndim në forcën deri 7- 9 bft dhe me shpejtësi deri 25-45 m/s. Kjo parashikohet sipas hidrometereologëve të shkaktojë dallgë në lartësinë 2.50 deri 4 metra në det të hapur, ndaj “me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike” DPD ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Në njoftimin e autoritetit detar bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht, ndërsa lundrimi i tyre do të ndalohet të dielën për shkak të detit të trazuar.

Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e diel, ndërsa në lidhje me linjën Sarandë-Korfuz-Sarandë do të njoftohet në ditët ne vijim, pasi nuk ka ndryshime.

Për tri ditë radhazi, duke nisur nga ora 17:00 e datës 9 mars, për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit përgjatë të gjithë bregdetit shqiptar nuk do të jepen leje për daljen në det.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 22:00 të datës 11 mars.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat