11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet577 mijë udhëtarë në Rinas vetëm në shkurt, rritje me 69% nga...

577 mijë udhëtarë në Rinas vetëm në shkurt, rritje me 69% nga viti i kaluar

577,515 udhëtarë kanë përdorur Aeroportin e Rinasit gjatë muajit shkurt, një rritje prej 69% krahasuar me një vit më parë. Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugë të pabesueshme fluturimi! Në shkurt 2024, ne mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat u rritën në 1,202,785, duke shënuar një kërcim 59%! Bukuroshja e Shqipërisë po thërret – ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po fluturojnë në rrugën tonë.

#ExploreAlbania dhe nëse jeni përreth Berlinit, mos humbisni panairin më të madh të turizmit në Evropë ku Shqipëria ka një stendë të bukur me informacion të bollshëm”, shkruan Rama në X.

Sipas INSTAT hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2024, ishin 1.030.014.

Ky tregues rezulton me një rritje 23,6 %, krahasuar me Janar 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2024, janë 1.217.684, duke shënuar një rritje me 27,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikimin e INSTAT.

LEXO EDHE: Më i madhi dhe më i besuari në treg/ SIGAL UNIQA, miku i preferuar i shqiptarëve për çdo udhëtim

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat