14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin i dehur, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin i dehur, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për shkak se teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident.

Policia njofton se, ngjarja ka ndodhur të dielën, kur i riu ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale”, njofton policia.

162 aksidente rrugore dhe 229 persona të aksidentuar vetëm në janar

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një problem serioz për Shqipërinë.

Sipas publikimit më të fundit nga INSTAT, në muajin Janar 2024 numërohen 162 aksidente rrugore. Ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 229 persona.

Gjatë muajit të parë të vitit, në aksidente rrugore kanë humbur jetën 11 qytetarë (3 femra dhe 8 meshkuj), ndërsa kanë mbetur të plagosur 218 të tjerë (74 femra dhe 144 meshkuj)

PSE DUHET TË JEMI TË SIGURUAR GJATË GJITHË KOHËS

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen. Ndaj vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marrin masa për t’i paraprirë çdo rreziku potencial, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, ose TPL, është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit, ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore, në bazë të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Në mungesë të siguracionit, shkaktari paguan nga xhepi çdo dëm që shkakton tek të tretët, që mund të jetë edhe qindra milionë lekë.

Çfarë mbulon siguracioni “TPL”?

a)Dëmet materiale

Këtu përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë,etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.

b)Dëmet shëndetësore

Këtu përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen. Këto ndahen në tre lloje:

  • Paaftësi e përkohshme
  • Paaftësi e përhershme
  • Vdekje

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM MTPL NUK MBULON TË SIGURUARIN?

Kur dëmi është shkaktuar nga një drejtues i paautorizuar i mjetit motorrik ky drejtues nuk është i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton të tretëve.

E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, ka qenë pa leje drejtimi (patentë), e perdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, e shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesat dhe shpenzimet.

Kujdes, humbja e të drejtave që rrjedhin nga kontrata e sigurimi TPL kundrejt të siguruarit, nuk kufizon të drejtat e palëve të treta të dëmtuara për të paraqitur kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës.

JO alkoolit dhe drogërave kur jeni në timon! Mendoni edhe për njerëzit që ju rrethojnë!

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat