Ndotja e ajrit është një rrezik i madh për shëndetin e njerëzve, kafshëve, bimëve por edhe mjedisin.
Më poshtë është një listë me 10 sëmundjet të shkaktuara nga ndotja e ajrit.
1- Sëmundjet të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilat zënë vendin e parë në komunitet.
2- Kancere të ndryshme, Tirana po kalon edhe disa qytete të superindustrializuara të Kinës, për nga numri i tyre.
3- Sëmundje neurologjike, goxha të shtuara.
4- Sëmundje të mushkërive, të cilat janë rritur frikshëm.
5- Sëmundje të sistemit tretës
6- Sëmundjet e veshkave
7- Sëmundjet e mëlçisë
8- Sëmundjet e lëkurës
9- Sëmundje të sistemit riprodhues (gjenitale).
10-Keqformime embrionale, fetale.
Pasojat janë të shumta në planin social e ekonomik, pasi këta të sëmurë kërkojnë përkujdesje të shtuar, shpenzojnë para nëpër klinika e spitale dhe mungojnë në punë. Madje edhe kur punojnë kanë rendiment të ulur.
LEXO EDHE: Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike