14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet105 vjet Vllazni! Klubi më i vjetër në Shqipëri feston ditëlindjen

105 vjet Vllazni! Klubi më i vjetër në Shqipëri feston ditëlindjen

105 vjet, Vllazni!

Ditë e shënuar për Vllazninë, klubin më të vjetër shqiptar të futbollit.

105 vite më parë, sportistë të njohur shkodranë të asaj kohe, do të formonin formonin Shoqërinë Sportive Vllaznia, që do të kujdesej për shumë sporte përfshirë futbollin.

Në fakt, futbolli si lojë u njoh në Shkodër që në vitin 1908, kur një prift maltez, i njohur me emrin At Gut Ruter, solli një top futbolli në qytet për t’ua mësuar këtë lojë të bukur të rinjve shkodranë.

Shkodra, ky djep i futbollit shqiptar, për më shumë se një shekull ka nxjerrë me qindra futbollistë të shquar, që kanë dhënë kontribut për Vllazninë, skuadrat e tjera shqiptare dhe pa dyshim për përfaqësuesen e Shqipërisë.

Vllaznia është një nga skuadrat më të titulluara në vend (bashkë me Tiranën, Dinamon dhe Partizanin) me 9 tituj kampion, 8 Kupa dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.

Për të kuptuar madhështinë e këtij klubi në futbollin shqiptar mjafton të përmendim emra të tillë si Loro Boriçi, Sabah Bizi, Astrit Hafizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Rudi Vata, Vioresin Sinani, Hamdi Salihi etj.

Me rastin e 105-vjetorit, Vllaznia ka modifikuar edhe logon, duke evidentuar ditëlindjen dhe titullin “Nderi i Kombit”.

Logoja e re do të përdoret nga shkodranët gjatë gjithë kësaj jave, deri në ndeshjen ndaj Egnatias, më 17 shkurt në “Loro Boriçi”.

LEXO EDHE“Realizova një ëndërr”, SIGAL UNIQA, sponsor gjeneral i Vllaznisë/ Ponari: Jam mësuar të bashkëpunoj vetëm me kampionë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat