16.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet115 të arrestuar / Kujdes! Çfarë ju ndodh në përfshiheni në një...

115 të arrestuar / Kujdes! Çfarë ju ndodh në përfshiheni në një aksident dhe jeni në efektin e lëndëve narkotike

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtestues rezultoi në efektin e lëndës droguese “THC”.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sipas policisë, 115 persona janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Por kujdes! 

Sipas Ligjit nr.32/2021 “Për Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e Transportit”, neni 23, pika ç, drejtuesi i mjetit, kur është nën efektin e lëndëve narkotike humbet të drejtën e dëmshpërblimit nga kompania e sigurimit në rast dëmi.

Kjo i jep të drejtën kompanisë së sigurimit, pasi ka paguar dëmin ndaj palës të tretë të dëmtuar, ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa dhe shpenzime.

Prandaj, nëse nuk doni që ti krijoni vetes probleme të mëdha financiare, mos drejtoni kurrë automjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat