Vijojnë të regjistrohen aksidente rrugore në vendin tonë.
I rradhës është regjistruar mesditën e sotme në Mullet, në afërsi të një karburanti.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., 24 vjeç, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Gjatë vitit të shkuar, në Shqipëri, zyrtarisht janë regjistruar 1.285 aksidente rrugore me 1,731 të aksidentuar. Por edhe muaji janar ka nisur me një numër të lartë aksidentesh ku çdo ditë janë regjistruar minimalisht 10 të tilla.