Viruset në qarkullim si dhe stina e dimrit ka bërë që gripi i syrit të përhapet masivisht tek fëmijët.
Mjekët okulistë thonë se gjatë një jave paraqiten rreth 21 raste me konjuktivit viral i cili kërkon një kohë të gjatë për t’u shëruar dhe mund të shkaktojë edhe probleme me shikimin.
“Është shumë vështirë për t’u shëruar për një periudhë të shkurtër kohore dhe nëse konjuktivitet virale nëse nuk kapen në kohë mund të kalojnë edhe në keratite virale që duanmë shumë kohë për t’u shëruar dhe janë edhe me pasoja për xhamin e syrit dhe në këto momente pacientët japin vështirësi në shikim”, thotë për TV Klan okulistja Sizana Zhuka.
Bluzat e bardha thonë se gripi i syrit është më i përhapur tek grupmosha e çerdheve dhe e kopshteve dhe prindërit duhet të tregojnë kujdes pasi është ngjitës.
“Duke qenë se këto janë ngjitëse, tek fëmijët që jetojën në komunitet me fëmijët e tjerë siç janë kopshtet dhe çerdhet, nga një fëmijë mund ta marrin edhe fëmijët e tjerë. Nga fëmijët e marin edhe të rriturit, sepse është shumë ngjitëse”.
Gripi i syrit tek fëmijët shoqërohet me lotim të shtuar, skuqje të të bardhës së syrit dhe një enjtje të kapakëve të syrit, në raste të rralla edhe një gjendër pranë veshit.
Mjekët rekomandojnë kontaktin me specialistët për t’u kapur në kohë dhe për të shmangur komplikacionet me shikimin.
LEXO EDHE: “Shëndeti juaj vjen i pari”/ Bli një sigurim vullnetar në SIGAL UNIQA, përfito një Check Up FALAS