Një 36-vjeçare, që u përplas teksa ecte në vijat e bardha në kryeqytet ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur më 14 janar, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, por gruaja e ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme.
36-vjeçarja u përplas nga një 22-vjeçar, i cili u arrestua një ditë më pas nga policia.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte i riu, nuk janë konstatuar mangësi, ndërsa pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit nuk kishte konsumuar alkool.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe