Pandemia ndryshoi tërësisht qasjen konsumatore dhe mënyrën sesi bëhet biznes.
Shitjet online po zëvendësojnë shitjet në dyqanet fizikë, duke iu kursyer blerësve kohë. Por nga ana tjetër, duke reduktuar shpenzimet për bizneset.
Por cilat janë rrjetet sociale më të preferuara për të bërë tregti?
Shoqata E-commerce në Shqipëri ka realizuar një anketim në rrjetet sociale për dy javët e para të janarit. Nga anketimi ka rezultuar se rrjeti social më i preferuar për shitjet online është Instagram, pasuar nga facebook dhe tik tok.
“Është një pyetësor i bërë në rrjetet sociale për dy javët e para të janarit. Tenton të tetsojë kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim. Ata që i janë përgjigjur anketimit, kanë zgjedhur si kanale kryesore të shitjeve instagramin me 33.3%, ndërkohë që Tik Tok dhe Facebook janë më pak, me 16.7% secili. Të tjera kanale janë edhe ëebsite, por nuk janë specifikuar nga anketuesit”, shpjegon Artan Gjergji, Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës E-commerce.
Një tjetër dukuri e rëndësishme që anketimi nxorri në pah është madhësia dhe lloji i bizneseve që bëjnë tregti online.
“Një element i rëndësishëm është regjistrimi në organet tatimore. Deklarojnë se pjesa më e madhe janë persona fizik, që tregon natyrën e vogël në madhësi të subjekteve që merren me shitjet online. Një pjesë jo e vogël janë sh.p.k, që do të thotë se një pjesë e tyre po konsolidon aktivitetin dhe janë më prestigjoze si natyrë”.
Problem tjetër që nxorri në pah anketimi është edhe shkalla e informalitetit.
“Rreth 21% e atyre që janë përgjigjurr, deklarojnë se vazhdojnë aktivitetin, por nuk janë të regjistruar në tatime. Po përpiqen të rrisin nivelin e tyre të biznesit dhe më pas të regjistrohen”, argumenton Artan Gjergji, Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës E-commerce.
Shitjet online pësuan boom veçanërisht në periudhën e pandemisë dhe më pas, ku aktualisht thuajse të gjitha bizneset e ofrojnë këtë shërbim përmes rrjeteve sociale, faqeve web apo aplikacioneve.
LEXO EDHE: Më thjeshtë dhe më shpejtë/ Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” mund të blihet edhe online