11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLetra me vlerë, obligacione apo bono thesari/ Si mund të marrin pjesë...

Letra me vlerë, obligacione apo bono thesari/ Si mund të marrin pjesë edhe qytetarët në ankande?

Thirrja e qeverisë fund-vitin e 2022-shit për të investuar në letra me vlerë, bono thesari dhe obligacioni po vijon të “joshë” shqiptarët.

Gatishmëria për të blerë tituj qeveritarë u tregua edhe në ankandin e fundit, atë të 16 janarit ku u ofruan 800 milionë lekë më tepër nga sa qeveria kishte kërkuar.

Për momentin që flasim tani, raporti i kthimit kundrejt rrezikut anon më tepër te titujt e qeverisë. Mbështet më tepër këtë investim”, tha Marian Gjermeni, drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH.

Tashmë për të marrë pjesë në ankand qytetarët duhet vetëm të hapin një llogari “cash” në një nga 11 bankat tregtare në vend, të bllokojnë shumën dhe me anë të kodit IBAN mund të paraqiten në Sportelet e Bankës së Shqipërisë për të investuar paratë.

Një formë tjetër janë edhe institucionet financiare jo-banka, të cilat presupozojnë të njëjtën, siç janë fondet e investimit. në vitet e fundit kemi pasur goxha zhvillime në këtë drejtim ku individët përfshihen në fondet e investimit dhe këto të fundit marrin përgjegjësinë për të investuar në emër të individëve”.

Për të marrë pjesë në ankandet e bonove të thesarit, nevojiten minimalisht 300 mijë lekë apo 2 mijë euro apo dollar, ndërsa për obligacionet shuma në valutë rrite në së paku 3 mijë euro ose dollarë.

Po sa të sigurta janë këto investime dhe si përcaktohet norma e interesit të titujve qeveritarë?

Nëse të gjithë peshën e investimit të individëve e quajmë 100%, 55% janë bono thesari dhe 45% janë obligacione. Si çdo gjë në treg të lirë, përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Në ankand përballet oferta e investitorëve për këtë titull dhe kërkesa e qeverisë për të marrë borxh. Aty ku ndërpritet raporti i kërkesës me ofertën aty edhe vendoset norma e interesit për individët”.

Letrat me vlerë 12-mujore pritet të jenë instrumenti kryesor që qeveria do të përdorë për të marrë hua këtë vit, ndaj edhe normat e tyre të interesit priten në rritje.

LEXO EDHE: Dhurata e duhur për stafin tuaj/ Përse çdo biznes duhet të ketë një skemë pensioni privat

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat