11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti tragjik në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti në Itali.

Ngjarja ndodhi në Pontebanna dhe i mori jetën një shqiptari, 30 vjeç, identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”. Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shoku i tij, po ashtu shqiptar.

Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca.

Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.

LEXO EDHE: Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat