Kredia për banesa vijon të mbetet një prej produketeve më të pëlqyera nga sistemi bankar, i cili ka lehtësuar standartet e miratimit të huave të reja, gjë që pritet të ndodhë edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Bankat tregtare, në anketimin e Bankës së Shqipërisë, janë shprehur se, lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato konsumatore.
“Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët ishin trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar dhe perceptimi i bankave për rrezik më të ulët lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësve”, thuhet ndër të tjera në analizën e Bankës së Shqipërisë.
Po ashtu, për tremujorin e fundit të vitit të shkuar është raportuar nga bankat kërkesë e lartë për kredi, ndërkohë që shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rënie.
Raporti më i lartë i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit kryesisht nga faktorët që reflektojnë historikun e kreditit për individët, të tillë si historiku i marrëdhënieve me bankën dhe i regjistrit të kredive.
Historiku i punësimit në tregun e punës, si edhe plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm për miratimin e kredive u raportuan si faktorë me ndikim rënës në shkallën e refuzimeve për kredi këtë tremujor.
Kërkesa më e lartë për financim në blerjen e banesave, si edhe ajo në financimin e konsumit ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor. Në drejtim të kundërt me to ndikuan: besimi konsumator; niveli i përgjithshëm i normave të interesit; si edhe përdorimi i burimeve alternative të financimit.
Çfarë duhet të dimë para se të marrim një kredi për blerje banese? Pse duhet siguruar prona në vlerën e saj të plotë?
Duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë dhe zonat urbane rriten çdo vit, blerja e një apartamenti bëhet sfidë më vete. Sepse i shtohet dhe presioni i kohës për të mos mbartur edhe kostot e rritjes se çmimeve të tyre.
Dhe në këto raste, një mjet ndihmues është kredia bankare.
Kreditë për shtëpi janë produkti që edhe bankat reklamojnë dhe ofrojnë më së shumti. Por ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne sikurse është “Sigurimi i Shtëpisë” dhe të kuptuarit saktë se çfarë mbulon dhe dëmshpërblen në rast dëmtimi nga shkaqe të ndryshme qe citohen respektivisht në policën e sigurimit.
Shumë e rëndësishme është të kuptohet diferenca e “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vlerën reale të tij”.
Pse?
Banka ka siguruar kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia, kolateral garancie për pagimin e kredisë, dëmtohet atëherë kompania e sigurimit ka vetëm detyrim ti paguaj bankës kredinë tuaj. Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por ndërkohë jeni pa shtëpi!
Çfarë duhet të bëjmë?
Blini policën e sigurimit me mbulim vlerën e plotë të banesës apo biznesit tuaj.
Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100 mijë euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja.
Kjo është e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.
A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?
Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.
Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim? Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme!
Policia e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.
Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.
Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Shtëpisë në Shqipëri?
Sipas ekspertëve, Shqipëria është një ndër vendet me veprimtari shumë të theksuar sizmike por edhe një nga vendet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore.
Për këtë arsye, Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësor për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.
Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet apo fatkeqësitë natyrore. Sigurimet ju rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara se të ndodhë dëmi. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.
Ku mund ta blejmë Sigurimin e Shtëpisë?
Në SIGAL UNIQA, kompania lider në treg, Sigurimi i Shtëpisë mund të kryhet:
në një kohë shumë të shkurtër në një prej zyrave të SIGAL, kudo në Shqipëri
ose ONLINE në vetëm 3 hapa.
Sigurimi i Shtëpisë mbulon dëmet nga:
- Zjarri
- Rrufeja
- Eksplozioni
- Rënia e mjeteve fluturuese apo ngarkesës së tij
- Tërmeti
- Përmbytja
- Stuhitë
- Rrëshqitjet e tokës
- Breshëri
- Vjedhja
Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
Për çdo pyetje apo paqartësi, shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829