Çmimi i qirave të apartamenteve në Tiranë edhe për 2024-ën ka vijuar me rritje.
Ekspertët e agjencive imobiliare thonë për Klan se, edhe në zonat më të lira çmimet nisin nga 350 Euro.
“Është një trend rritës, pavarësisht se në 6-mujorin e dytë të 2023-it kemi patur një rritje pak më të moderuar. Është e pamundur të gjesh një apartament, po flasim 1+1 nën 350 Euro. Pastaj çmimet vazhdojnë më lart në varësi të arredimit, pozicionit, ka shumë faktorë.”
Edhe pse ndërtimet janë të shumta vitet e fundit në kryeqytet, trendi i rritjes së çmimeve sipas ekspertëve do të vijojë.
“Tregu i pronave në Shqipëri apo në Tiranë ku është e përqendruar gjithë ekonomia, do ketë rritje. Ndoshta me mbipopullimin e ndërtimeve, mund të moderohet pak rritja, por sigurisht që rritje do ketë”.
Rritja e taksave pas ndryshimit të çmimeve të referencës, sipas Shoqatës së Ndërtuesve pritet të ndikojë në rritjen mesatare të çmimeve të apartamenteve me 20% në Tiranë.
LEXO EDHE: “Çmimet e apartamenteve do të rriten të paktën me 20% gjatë 2024-ës”