8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e referencës sipas vjetërsisë së pronës/ Për apartamentet e privatizuara në...

Çmimet e referencës sipas vjetërsisë së pronës/ Për apartamentet e privatizuara në ‘92, ulen 50%…

Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për rishikimin e formulës për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje përveç reduktimit të çmimit të referencës 1% çdo vit në varësi të vjetërsisë së ndërtesës parashikon ulje 50% të çmimit të referencës për apartamentet e privatizuara në ‘92.

Aktualisht për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70% e çmimit sipas zonave kadastrale, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Pra, për apartamentet e ndërtuara në periudhën komuniste, për shkak të amortizimit, çmimi i shitjes së tyre llogaritet me 30% reduktim të çmimit të referencës.

Sipas Ministrisë së Financave, parashikohet që për këtë kategori banesash çmimet e referencës do të amortizohen 50% nga 30% që është aktualisht.

Shembujt e reduktimit të çmimit të referencës 1% në vit kur pronat shiten

Për ndërtesat e tjera udhëzimi i ri parashikon që çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës.

Pra, nëse ndërtesa është ndërtuar në vitin 2010, në rast shitje të apartamenti në zonën e ish Bllokut ku çmimi i referencës është 228,400 lekë për metër katror për shkak të amortizimit çmimi i referencës zbritet 14% (nëse apartamenti shitet në vitin 2024). Pra, për shkak të llogaritjes së tatim fitimit 15%, vlera e pronës do të llogaritet me çmim referencës së reduktuar 14% apo 31,976 lekë më pak për metër katror.

Për një apartament të ndërtuar në vitin 2005 në zonën e Medresesë (zona kadastrale 8/2) ku çmimi fiskal është 156,700 lekë për metër, nëse apartamenti shitet në vitin 2024 vlera e pronës do të llogaritet me çmim referencës së reduktuar 19% apo 29,773 lekë më pak për metër katror.

Sakaq ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e agjentëve imobiliarë të tregut të pasurive të paluajtshme përfshirja e amortizimit të pallateve te çmimet e referencës me qëllim përafrimin e tyre me çmimet e tregut.

Nuk mundet që një pallat i viteve ‘70- ‘80 të ketë po të njëjtën vlerë reference me një pallat të viteve 2020-2022. Dhe në vijim do të jetë vetë tregu që do ta tregojë këtë realitet me apartamente që shiten nën referencën e re të përcaktuar”, thotë për “Monitor” Dritan Leka, agjent imobiliar..

Edhe Jonian Antoni, drejtues i një agjencie imobiliare, u shpreh më herët se formula që në Shqipëri llogaritet referenca është e gabuar, pasi nuk merr parasysh amortizimin e pronës.

“Çmimi i referencës së publikuar duhet të ishte për pronat e reja, dhe pastaj nga çmimi i referencës, kur pronat shiten të reduktohej me një formulë çdo 10 vite 20% e vlerës. Pra nëse blinim një pronë që është ndërtuar 10 deri 20 vite më parë çmimi i referencës llogaritet -20%, nëse blinim një që është ndërtuar 20-30 vite më parë çmimi i referencës do të ishte -40% e kështu me radhë”.

Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%.

Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018.

Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Rritja e çmimeve fiskale solli automatikisht rritje të pagesës vjetore të taksës së apartamenteve, të njësive tregtare dhe ndërtesave të tjera, pasi taksa llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.

Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregëtar) sipas çmimeve të referencës. Për shtëpitë e banimit niveli i taksës është 0,05% e vlerës, ndërsa për njësitë tregtare 0,2%.

Tirana është e ndarë në 32 zona kadastrale, si dhe 13 komuna jashtë qytetit, të cilat pas ndryshimeve të ligjit për autonominë vendore njihen si njësi administrative.

LEXO EDHE: Pronat/ Çmimet e referencës u rritën 29 deri në 73% në Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pohoi më herët se këtë vit do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare.

LEXO EDHE: Kalimi i pronësisë/ ‘Amortizim të referencës me 1% në vit’, Mete: Rishikim i çmimit të pronave edhe në bregdet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat