Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e trefishtë të ndodhur këtë mëngjes në aksin Fushë Krujë-Vorë.
Sipas Top-Channel, shkak për aksidentin dyshohet se është parakalimi i gabuar i kryer nga një mjet tip “Skoda” i drejtuar nga një qytetar nga Kosova, i identifikuar si Gëzim Rizani 32 vjeç.
Ai ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin, i drejtuar nga Agur Rezuli, i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës.
Pas kësaj përplasjeje mjeti tip “Skoda” u përplas dhe me një “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.
Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës Gezim Rizani, rreth 32 vjeç, ndërsa kanë pësuar dëmtime tre pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy drejtuesit e mjeteve janë testuar dhe kanë rezultuar me 0% alkool.