14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i detyrueshëm motorik/ 700 mijë polica gjatë 2023 në Maqedoninë e...

Sigurimi i detyrueshëm motorik/ 700 mijë polica gjatë 2023 në Maqedoninë e Veriut! “UNIQA”, lidere në treg

Gjatë vitit 2023, pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut shpenzuan 87 milionë euro për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve.

Sipas Agjencisë së Mbikqyrjes së Sigurimeve, nga kjo shumë 21 milionë euro kanë shkuar vetëm për produktin “Kartoni Jeshil”.

Gjatë vitit 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete. Numri total i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve është rritur me 5% krahasuar me një vit më parë, raporton AMS.

Sipas të dhënave, 1 në 3 automjete të siguruara ka patur edhe Karton Jeshil, i detyrueshëm për udhëtimet jashtë vendit.

Gjatë vitit 2023, 11 kompanitë e sigurimeve kanë lëshuar 260,815 polica “Karton Jeshil”, numri i të cilave është rritur me 20 mijë krahasuar me vitin 2022.

Primet e grumbulluar për këtë sigurim gjatë vitit 2023 arriti në 1,3 miliardë denarë ose 21,16 milionë euro)

Sa i përket sigurimit të detyrueshëm motoric, gjatë vitit të kaluar janë blerë gjithsej 958.528 polica ose 5,33 miliardë denarë (86,75 milionë euro).

Në Maqedoninë e Veriut, sigurimi i detyrueshëm TPL  dhe Kartoni Jeshil kanë çmime të normativizuara të cilat i përcakton dhe i kontrollon Qeveria.

Sa i përket kompanive të sigurimit, “UNIQA” mban vendin e parë me 14,6%, ndërsa vijojnë  “Makedonija Osiguruvanje” me 4,8%, “Kroacija Osiguruvanje – Jo-Jetë” me 9,9%, “Triglav Osiguruvanje” me 8,8% dhe “Sava Osiguruvanje” me 9%, “Viener VIG” zë 13,4%, “Eurolink” 8,4%, “Grave” 8,8%, “Halk Osiguruvanje” 6,4% dhe “Osiguritelna Polica” 9,5%.

LEXO EDHE: CEO i “UNIQA Macedonia”/ Azizi: Të parët në Maqedoninë e Veriut për pagesën e dëmeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat