Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje e lehtë e valës së ftohtë polare duke sjellë ngrohje të lehtë të motit.
Përsa i përket kushteve atmosferike, orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa gjatë pasdites vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje mbetet situata problematike e ngricave në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero në të gjithë shtrirjen lindore.
Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore -6 deri 4°C
-në zonat e ulëta -2 deri 15°C
-në zonat bregdetare 1 deri 15°C