Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,4 i shkallës rihter ka goditur këtë të enjte, Afganistanin.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se, epiqendra ka qenë në provincën Badakhshan, në verilindje të vendit.
Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në pjesën më të madhe të Pakistanit, por edhe në Indi e Taxhikistan.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale
Deri tani, nuk ka raportime për persona të lënduar, por në tërmetet e kaluara me magnitudë mbi 6 kanë ndërruar jetë me qindra persona në Afganistanin.
LEXO EDHE: 250 miliardë dollarë dëme nga stuhitë dhe tërmetet gjatë vitit 2023