15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAeroporti i Rinasit dhe Kukësit, Eurocontrol ul tarifat për 2024-ën

Aeroporti i Rinasit dhe Kukësit, Eurocontrol ul tarifat për 2024-ën

Për të dytin vit radhazi tarifat në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe atë të Kukësit janë rishikuar në ulje.

Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol) vendosi që për vitin 2024 tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 218.33 euro/avion nga 219.45 euro që ishte për vitin 2023.

Për Aeroportin e Kukësit I kategorizuar si aeroport i zonës 2 tarifa e miratuar nga Eurocontol për këtë vit është 109.16 euro nga 109.73 në vitin paraardhës.

Ajo që ka pësuar rritje ndërkohë është interesi që paguhet për detyrimet që nuk shlyhen në kohe.

Teksa për vitin 2023 ky interes ishte 9.9 për këtë vit ka një rritje të dukshme me 13.26 për vit.

Shqipëria ka dy aeroporte funksionalë, ndërkohë që një I tretë po ndërtohet në Vlorë dhe që parashikohet të përfundojë këtë vit dhe të nisë operimet në vitin 2025.

Shqipëria po përjeton dy vitet e fundit një bum turistik ku vizitorët që vijnë nga ajri po zënë peshë gjithmonë e më të madhe.

Vetëm në Aeroportin e Tiranës gjatë vitit 2023 iu është shërbyer 7.25 milionë pasagjerëve. Deri në fund të dhjetorit Shqipëria priti mbi 10 milionë turistë.

Çfarë është tarifa e terminalit

Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit.

Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.

Lidhur me mënyrën sesi llogariten këto tarifa, Eurocontrol sqaron se vendet anëtare përcaktojnë zonat e tarifimit për terminalet që mund të jetë një aerodrom apo disa aerodrome që lokalizohen në një vend të caktuar ku ofrohen shërbime për të cilën duhet të paguhet tarifë. Tarifat e terminalit vendosen vetëm për fluturimet që nisen dhe marrin parasysh dy elemente thelbësore.

Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. Faktori i peshës llogaritet në ton metrike.

LEXO EDHE: FOTO/ Si mund të blejmë online Sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat