14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFranca dhe Gjermania në luftë me përmbytjet/ Ndryshimet klimatike, kërcënim edhe për...

Franca dhe Gjermania në luftë me përmbytjet/ Ndryshimet klimatike, kërcënim edhe për Shqipërinë. Sigurohuni!

Franca iu përgjigj thirrjes duke ofruar ndihmë për Gjermaninë, e cila përfshinte barriera për frenimin e përmbytjeve dhe 16 automjete që kanë filluar funksionimin.

Nga ana tjetër, pompat e shumta pritej të niseshin të mërkurën nga Holanda, Çekia dhe Sllovakia për në Francë.

Shumë vende të tjera fqinje si Austria, Hungaria, Suedia, Sllovenia dhe Sllovakia kanë ofruar gjithashtu ndihmën e tyre në rast nevojash të mëtejshme.

Në Britaninë perëndimore, Francë, shumica e strukturave të Quimperlé u shpëtuan nga barrierat e tyre nga përmbytjet duke shmangur më të keqen.

Megjithatë, për disa, situata është një rast i pakëndshëm i deja-vu-së. Për herë të dytë në dy muaj, departamenti i Pas-de-Calais është në alarm të kuq, që do të thotë se ka rrezik për jetën për shkak të përmbytjeve.

E para, në nëntor, banorët e Blendecques, pranë Saint-Omer, u desh të evakuonin shtëpitë e tyre pas reshjeve të dendura dhe vërshimit të një krahu të lumit Aa, i cili përshkon qytetin.

Zona të mëdha në Gjermani prej ditësh janë nën ujë, si Saksonia e Ulët dhe Bremeni, të cilat mbeten në alarm moti. Reshjet e dendura të shiut të mërkurën shkaktuan një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në disa lumenj, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të mëdha.

BOTA PO “MBINXEHET” – TEMPERATURA MË TË LARTA, STUHI MË INTENSIVE DHE ZJARRE/ NDRYSHIMET KLIMATIKE KËRCËNOJNË EDHE SHQIPËRINË

Bota jonë e mbinxehur, me gjasë do të thyejë për herë të parë një limit të rëndësishëm temperature. Shkencëtarët paralajmërojnë se ka një mundësi prej 66%, që të tejkalohet pragu i ngrohjes globale prej 1.5 gradë celsius, mes periudhës aktuale dhe 2027-s.

Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore plus “El Nino”, fenomen që pritet të përfshijë globin gjatë kësaj vere. Ndërsa tejkalimi i këtij kufiri, i shqetëson shkencëtarët dhe ata besojnë se me gjasë do të jetë i përkohshëm.

Jemi vërtet pranë tejkalimit të përkohshëm të kufirit prej 1,5 gradë celsius për temperaturën mesatare vjetore dhe kjo është hera e parë në historinë njerëzore që jemi kaq pranë”, do të shprehej Profesor Adam Scaife, shkencëtar britanik.

Objektivi për të ruajtur ngrohjen deri në 1,5 gradë celsius, krahasuar me epokën paraindustriale, është bërë simbol i negociatave për ndryshimet klimatike, mbi bazën e marrëveshjes së Parisit në vitin 2015.

Tejkalimi i këtij kufiri çdo vit, për një ose dy dekada, do të kishte ndikim shumë të madhe te ngrohja, duke sjellë valë të tejzgjatura të të nxehtit, stuhi më intensive dhe zjarre.

 

Ndryshimet klimatike nuk po kërcënojnë thjesht Europën, por edhe Shqipërinë

 

Sipas parashikimeve, i gjithë kontinenti do të përballet me përmbytje dhe zjarre, qoftë edhe me ngrohjen në nivelin më të ulët që është parashikuar nga ekspertët, ndërkohë që Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5-2 gradë nga niveli para-industrial.

 

4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit

Sipas raportit 2018, të FAO ( Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.

Shqipëria, një vlerë sa 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave

Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

 

Rëndësia e të qënurit i siguruar

Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

 

Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Po makinën, kush na i mbron edhe nga fatkeqësitë natyrore?

Nuk mund të mohohet fakti se automjetet janë një nga pasuritë më të çmuara për ne.

Prandaj, sa herë ka fatkeqësi natyrore si tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe të tjera, bëhet e domosdoshme të sigurohemi që makinat tona dhe sendet e tjera të jenë të sigurta.

Ashtu si banesa apo biznesi, edhe makina mund të dëmtohet, madje edhe mund të shkatërrohen fare, në fatkeqësi natyrore. Ndaj, këshillohet të ndërmerrni hapa paraprakisht për sigurimin e saj, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi.

Nëse jeni duke kërkuar për një sigurim të duhur për makinën, Sigurimi KASKO është zgjidhja e duhur.

Nëse do ta shijoni automjetin tuaj pa e vrarë mendjen nëse mund të ndodhë diçka, sa do të të kushtojë dhe të jesh gjithmonë, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA.

Llogarit & porosit onlinehttps://sigal.com.al/merr-cmim

KTHEJINI DIELLIN JETËS SUAJ DUKE U SIGURUAR

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat