Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.
Sipas të dhënave nga policia e Fierit, dy automjete janë përplasur kokë më kokë, teksa për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Në spital janë paraqitur për ndihmë 5 persona, mes të cilëve dy fëmijë. Një nga fëmijët, i moshës 3 vjeçare, ka hyrë në sallë të operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
LEXO EDHE: 11-mujori 2023/ Si bilanc lufte! 1,128 aksidente rrugore, 1,531 të aksidentuar