Hyrje-daljet në Shqipëri raportohen të larta edhe për muajin nëntor me një rritje të ndjeshme nga një vit më parë.
Gjatë nëntorit u shënuan rreth 1.1 milionë hyrje duke arritur në total mbi 15.7 milionë hyrje për të gjithë vitin.
Daljet raportohen 1.07 mln vetëm për nëntorin dhe 15.4 milionë për vitin.
Në të dy treguesit dominojnë shtetasit e huaj, pra turistët, por rritje të ndjeshme ka edhe treguesi i lëvizjes së shqiptarëve.
Për nëntorin që përkon dhe me festat kombëtare, në Shqipëri hynë 552 mijë shqiptarë dhe dolën 554 mijë.
Origjina e të huajve që vizituan Shqipërinë nga janari në nëntor 2023 është kryesisht Europa, por vërehet një rritje e atyre nga Afrika, SHBA dhe Azia Lindore.
Sipas qëllimit, pushimet ishin arsyeja kryesore e të huajve që erdhën në Shqipëri. Rritje ka edhe numri i personave që e përdorin Shqipërinë për tranzit si edhe për biznese.