Teksa bilanci tragjik shtohet, kanë dalë pamjet nga momenti i tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi provincën rurale Gansu në veriperëndim të Kinës.
Tërmeti që ka vrarë 118 persona deri më tani dhe ka plagosur qindra të tjerë, ndërsa ka rrënuar edhe qindra ndërtesa.
Pamjet e mëposhtme vijnë nga një restorant në qytetin Linxia dhe tregojnë momentin e tërmetit.
Në video, klientët dhe stafi duket se kuptojnë lëkundjen fillestare, duke ndaluar për një moment përpara se të vrapojnë për të dalë jashtë godinës.
LEXO EDHE: Pyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”