Ulja e temperaturave gjatë fundjavës, por jo vetëm, ka rritur numrin e qytetarëve të prekur nga gripi por edhe viroza të shumta, që qarkullojnë në vendin tonë.
Mjekët nëpër qendra shëndetësore të cilët vizitojnë pacientët, thonë se trendi është në rritje dhe se fillimi i vitit të ri mund të çojë në një situatë më të rënduar epidemiologjike.
“Ka një fluks të shtuar këto ditë dhe vihet re kombinim i virozave të shumta, por edhe gripi stinor edhe pse ne nuk arrijmë të dallojmë”, thotë për Top Channel Bruna Shiroka, doktoreshë e qendrës shëndetësore numër 3.
Më e prekur nga virozat dhe gripi janë fëmijët e vegjël dhe mosha aktive.
Gripi dhe virozat e ndryshme janë të transmetueshme ndaj çdokush prej nesh përpiqet të ketë kujdes të mos jetë në një vend të mbipopulluar, siç janë mjetet e transportit publik, poliklinat, spitalet etj.
Por si të shkojmë tek mjeku?, mund të pyesni me të drejtë.
Mos u shqetësoni! Vjen mjeku tek ju.
“TeleShëndet”, aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni kur dhe sa të dëshironi me mjekë për çdo ankesë që mund të keni.
Shërbimet që ofron “TeleShëndet” janë: