2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDhjetëra makina të aksidentuara për shkak të mjegullës/ 6 masat paraprake që...

Dhjetëra makina të aksidentuara për shkak të mjegullës/ 6 masat paraprake që duhet të kemi parasysh gjatë vozitjes

Një sërë aksidentesh zinxhir janë regjistruar në akse të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, ditën e sotme, për shkak të prezencës së mjegullës së dendur.

Dy raste aksidenti janë regjistruar vetëm në Rrugën e Kombit, ku rreth 20 kamionë dhe makina janë përfshirë në dy aksidente të ndryshme.

Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për jetë të humbura, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

LEXO EDHE: Vendi i përfshirë nga bora e shiu/ Asistenca Rrugore “AutoSOS”, mik i mirë në momente të vështira

Prania e mjegullës në rrugë është një sfidë e vështirë për shoferët, por duhet të ruani qetësinë.

Ka një sërë masash paraprake që mund të merrni për të arritur në destinacionin tuaj pa incidente.

1-Mbani fenerët e makinës ndezuar gjithmonë. Dukshmëria është thelbësore kur vozitni nëpër mjegull, ndaj fenerët e ndezur në çdo orë të ditës do t’ju lejojnë ju të shikoni më mirë, por edhe do të sinjalizojë shoferët e tjerë për prezencën e makinës tuaj në rrugë.

2- Mos e ndaloni makinën tuaj në rrugë në rast se jeni përfshirë në një vorbull mjegulle. Mjetet e tjera që do të vijnë nga pas mund të mos e kuptojnë që ju keni ndaluar, duke rrezikuar aksident të sigurit.

3-Ruani një shpejtësi që ju ofron siguri. Mjegulla mund t’ju bëjë të mos jeni në gjendje të shmangni objekte para jush në kohë, në rast se po vozisni me shpejtësi. Hapësira e madhe do të rrisë kohën tuaj për të vepruar.

4-Shmangni shpërqëndrimet. Vëmendja juaj duhet të jetë gjithmonë 100% në rrugë kur jeni duke vozitur. Megjithatë, është edhe më e domosdoshme që të jeni plotësisht të përqendruar kur vozitni nëpër mjegull të dendur. Fikni radion. Kërkojini çdo pasagjeri të heshtë. Qëndroni larg telefonit.

5-Përdorni sinjalistikën rrugore për t’u orientuar. Çdo gjë që rrit dukshmërinë tuaj gjatë vozitjes në mjegull është një avantazh. Linja e bardhë që është pikturuar në anën e djathtë të rrugës mund të jetë një udhëzues i dobishëm në këto situata.

6-Mbani pastër xhamat e makinës. Përdorni më shpesh fshirëset dhe ajrimin e xhamave. Mjegulla mund të krijojë një grumbullim lagështie në xhamin tuaj, duke ulur më tej dukshmërinë tuaj. Shkrirësi duhet të jetë në një mjedis të ngrohtë në të nxehtë në mënyrë që të thajë lagështinë, sipas “Drive Safely”. Fshirësit tuaj të xhamit mund të ndihmojnë gjithashtu në mbajtjen e xhamit të pastër. /SIGAL UNIQA

LEXO EDHE: Keni siguracionin TPL dhe jeni përfshirë në një aksident? Ja si duhet të veproni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat