Një aksident me pasojë plagosjen e 6 pasagjerëve në 2 automjete të ndryshme ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Policia njofton se, automjeti me shofer qytetarin me iniciale A.S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale Gj.P.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe