Autobusi për transportin e udhëtarëve në linjën Elbasan-Tiranën ka marrë flakë në vendin që njihet si “Rrethrrotullimi i Luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Fatmirësisht pasagjerët kanë dalë jashtë mjetit në kohë dhe nuk ka asnjë të lënduar.
Udhëtarët thanë për mediat se defekti kishte nisur sapo kishin kaluar tunelin në autostradën Tiranë-Elbasan dhe mjeti ka shpërthyer në flakë kur ka hyrë në qytet.