15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“E ardhmja e mbikëqyrjes dhe e tregut të sigurimeve”/ Zhvillohet në Vjenë...

“E ardhmja e mbikëqyrjes dhe e tregut të sigurimeve”/ Zhvillohet në Vjenë konferenca rajonale e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore

Autoriteti Austriak i Tregut Financiar (FMA) organizoi në datat 27-28 nëntor në Vjenë, Austri, konferencën rajonale “E ardhmja e mbikëqyrjes dhe e tregut të sigurimeve”, ku morën pjesë përfaqësues nga Autoritetet rregullatore të tregut të sigurimeve dhe të Shoqatave të Siguruesve të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE).

Drejtorja Ekzekutive në detyrë e Autoritetit, Zj. Mimoza Kaçi, folëse në panelin “E ardhmja e sigurimeve në rajon – rreziqet dhe potencialet”, prezantoi zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe potencialet për rritje, si dhe sfidat e Autoritetit në drejtim të përafrimit të kuadrit ligjor dhe mbikëqyrës në sigurime me direktivat evropiane të fushës, raporton AMF.

Në konferencë u diskutua mbi rreziqet makroekonomike dhe stabilitetin financiar, tendencat kryesore të tregut të sigurimeve në rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Transkaukazi, ndikimin e teknologjive moderne në mbrojtjen konsumatore, produketet e sigurimeve në kuadër të ndryshimeve klimatike, si dhe rëndësinë e rajonit për siguruesit austriakë.

Konferenca i shërbeu rritjes së bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrësve të vendeve të rajonit dhe adresimit të sfidave të përbashkëta, për forcimin e mbikëqyrjes dhe zhvillimit të tregut të sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat