8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShifrat e ISHP: 113 raste me HIV/AIDS brenda 11 muajsh, 15 viktima

Shifrat e ISHP: 113 raste me HIV/AIDS brenda 11 muajsh, 15 viktima

Ky vit ka qenë fatal për pesëmbëdhjetë persona të infektuar nga HIV/AIDS.

Sipas të dhënave të reja të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, HIV/AIDS vijon të marrë jetë njerëzish, duke prekur më së shumti moshat mesatare.

Meshkujt vijojnë të jenë më të ekspozuar ndaj HIV/AIDS, duke shënuar edhe numrin më të lartë të viktimave.

Pavarësisht sensibilizimit, numri i infektimeve vijon të mbetet i lartë, por ajo që e bën edhe më problematike këtë situatë, është fakti se janë prekur edhe të mitur.

Të dhënat e SIHP, zbulojnë se 113 raste janë regjistruar me HIV në vendin tonë gjatë vitit 2023, mes të cilëve 87 janë meshkuj, 26 femra dhe 2 të mitur

Nga këto shifra, 15 persona kanë humbur jetën, 8 nga të cilat janë vdekje te rastet e reja.

Qe nga viti 1993 e deri në muajin nëntor të 2023-shit në vendin tonë, janë regjistruar 1716 raste me HIV/AIDS, ndërsa numri total I viktimave ka shkuar në 343, shifër kjo tejet shqetësuese.

LEXO EDHE: 1 Dhjetori, Dita Botërore kundër HIV-AIDS/ Shenjat, transmetimi, diagnostikimi dhe parandalimi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat