16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKu do e festojnë shqiptarët Pavarësinë

Ku do e festojnë shqiptarët Pavarësinë

Festat kombëtare si ajo e Pavarësisë dhe e Çlirimit të vendit, qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit.

Agjencitë turistike thonë se prenotimet për këto pushime kanë nisur që prej një muaji për të përfituar nga çmimet.

Sipas operatorëve turistikë, vendet e Evropës perëndimore mbeten destinacionet më të preferuara, kjo për shkak se edhe çmimet e ofruara mbeten të favorshme.

“Kanë qenë për Europën Perëndimore, Portugali, Barcelona, Madridi, Lisbona, Firence këto vendet janë më të kërkuara. Pastaj dhe rajoni nuk mbetet mbrapa për shkak se janë afër, çmimet janë pak më të lira”, thotë për TV Klan Fjorida Zani, operatore turistike.

Këtë vit, festat e Nëntorit, falë edhe vendimit të qeverisë për ta bërë të hënën pushim për administratën shtetërore, janë parë si një mundësi e mirë për të bërë një pushim të gjatë.

Nga ana tjetër ardhja e dimrit dhe dëbora e parë kanë bërë që të tjerë qytetarë të zgjedhin juglindjen e vendit.

“Korçë, Voskopojë, këto vendet, tani fatmirësisht filloi dhe bora, kështu që mund t’i shijojnë pak më shumë këto destinacione”, tha Zani.

LEXO EDHE: “VILA SIGAL Korçë”, ndjesia e qëndrimit në një ndërtesë 100-vjeçare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat