Kjo e diel shënon 4-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1 mijë të tjerë.
Në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6,4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit. Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht në Durrës, Kurbin. Tiranë e Lezhë.
Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit ku dhe sot që ka kaluar katër vjet nga tragjedia janë akoma të pa-sistemuar nëpër banesa.
Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas.
Shembje pallatesh, shkolla e institucione, shtëpish dhe të tjera godina të dëmtuara.
Thirrjet dëshpëruese të familjareve qe të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.
SIGAL UNIQA, MENJËHERË PRANË KLIENTËVE
Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se ajo është kompania lider në sigurime.
Qindra punonjës të SIGAL ishin në zonat e prekura nga tërmeti, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, për të bërë të mundur identifikimin dhe dëmshpërblimin e pronave të dëmtuara në një kohë sa më të shpejtë.
Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë.
Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL UNIQA Group Austria dëmshpërbleu në një kohë rekord mbi 2000 familje dhe biznese në një shumë që i kalon 15 milionë eurot.
“Jam një pensioniste. Falenderoj SIGAL-in që mu gjend në moment”.
“Falenderoj kompaninë më të madhe SIGAL që na u gjend pranë problemeve tona”.
“Faleminderit SIGAL për korrektësinë tuaj”, ishin përshtypjet e disa prej klientëve.
Ndërkohë nuk munguan as rastet e dëmshpërblimeve në kohë rekord edhe tek personazhet VIP.
SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe miliarda euro.
Ndaj, në afro 25 vite të ekzistencës sonë në tregun shqiptar, ne kemi paguar rreth 500 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, qofshin ato shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.
Kjo shifër kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj siç e kishin para se të ndodhte fatkeqësia. Sepse në të vërtetë ky është edhe misioni i një kompanie sigurimi.
Kjo sjellje profesionale e SIGAL UNIQA Group Austria ka shtuar besimin tek qytetarët ndërsa sot ajo është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe mes 50 më të mëdhave në Evropën Juglindore.
LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore
Dhe në fund një apel për qytetarët dhe bizneset: Asnjë nga ne nuk e ka fuqinë të parandalojë katastrofat. POR ne kemi një gjë tjetër në dorë: të sigurojmë shtëpinë, dyqanin, biznesin apo çfarëdo që të kemi, dhe kur bie tërmeti, bie zjarr apo në rast përmbytjesh ne parandalojmë gjithë atë dëm financiar që me shumë mund e kemi ndërtuar.
Sa kushton? Vetëm 1 euro për m2 ose më pak se 1 kafe në ditë.
Për më tepër mund ta blini edhe online në www.sigal.com.al
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
Whatsapp: 068 60 62 829