Kompania SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbajë vendin e parë në tregun e sigurimeve jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë.
Sipas një rënditjeje të publikuar nga media “SEE News”, kompania e themeluar nga Avni Ponari dhe pjesë e UNIQA Group Austria rënditet në vendin e 62 në Europën Juglindore sa i përket kompanive të sigurimit.
Sa i përket Shqipërisë, SIGAL UNIQA është kompania numër 1 e Sigurimit duke lënë pas Albsig që rënditet në vendin e 70, SIGMA në të 81-in, Eurosig 82 dhe Intersig 97.
“SEE TOP 100 siguruesit” është një renditje e siguruesve më të mëdhenj në Evropën Juglindore (pa përfshirë risiguruesit) përsa i përket primeve të shkruara bruto për vitin 2020.
Për të lejuar krahasimin, të gjitha monedhat vendase janë konvertuar në euro, duke përdorur kurset zyrtare të këmbimit të bankave qendrore.
Të gjitha të dhënat kanë si burim bankat qendrore, regjistrat komercialë kombëtarë, komisionet e mbikëqyrjes financiare, shoqatat e sigurimeve, uebfaqet e qeverisë dhe korporatave e vetë kompanitë.
SIGAL UNIQA Group Austria ndjehet e vlerësuar që shqiptarët dhe jo vetëm i besojnë jetën, shëndetin, pronën, automjetun dhe pensionin. Faleminderit!