Turqia është goditur sërish nga një tërmet i fortë i cili ka shkaktuar panik te banorët.
Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD), njoftoi se një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter goditi provincën e Malatya në Turqinë lindore.
Lëkundja ndodhi në orën 17:46, me orën lokale dhe kishte një thellësi prej 6.9 kilometra. Pak minuta më vonë, në orën 16:49, lëkundja e parë pësoi një tërmet të dytë me magnitudë 4.7 ballë.
Tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët të cilët kanë dalë në rrugë.
Malatya u godit rëndë dhe pësoi dëme të rënda nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit, me qendër provincën fqinje Kahramanmaras.
LEXO EDHE: Pyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”