15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAutomjetet, 26.7% më shumë në janar-tetor 2023/ Rreth 20% e tyre në...

Automjetet, 26.7% më shumë në janar-tetor 2023/ Rreth 20% e tyre në pronësi të subjekteve, pjesa tjetër pronë e individëve

Të dhënat e publikuara nga DPSHTRR, për periudhën Janar-Tetor 2023, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë.

Gjatë vitit 2023 në Shqipëri janë regjistruar 63,345 mjete gjithsej, ku 84% e tyre janë autovetura. Krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ku u regjistruan për herë të parë 49,976 mjete gjithsej, rritja konstatohet me 26.7%.

LEXO EDHEMë të mirët në treg/ Edhe Florian Binaj ia beson KASKO-n e makinës SIGAL UNIQA-s

Sipas “SCAN Intel”, rezulton se 19.8% e mjeteve të regjistrura janë në pronësi të subjekteve dhe 80.2% e tyre janë në pronësi të individëve.

Në vlerë absolute themi se për 10,585 mjete janë pronarë subjektet dhe për pjesën dërrmuese, përkatësisht për 42,811 mjete të tjera, janë pronarë individët.

E njëjta shpërndarje hasej edhe një vit më parë, ku peshën më të madhe e zënë mjetet e regjistruara në emër të individëve.

Gjithashtu, në analizë janë marrë edhe shtetet e origjinës së këtyre mjeteve ku rezulton se ‘furnizuesi kryesor’ ka qenë Italia, duke kryesuar listën me 13,501 mjete të eksportuara në vendin tonë.

Në renditje ndjek Gjermania me 13,469 mjete. Këto shtete kanë qenë të parat në listë edhe ne vitin 2022.

Në Shqipëri kanë një përdorim të gjerë edhe mjetet që vijnë edhe nga shtetet si Zvicra, Koreja dhe Kina. Ndërkohë, në fund renditen mjetet me origjinë Holandeze dhe Austriake, ku në Shqipëri janë 680 mjete dhe 709 mjete përkatësisht.

Vlen për t’u theksuar se tregu i automjeteve është i zhvilluar dhe se origjina e mjeteve në Shqipëri përfaqësohet nga 71 shtete partnere dhe bashkëpunes në transaksionet e blerjes dhe shitjes së tyre.

LEXO EDHE: Eleganca, komforti dhe fjala e fundit e teknologjisë/ Peugeot dhe Toyota, dy markat që tërhoqën vëmendjen në natën hapëse të “Automotive Fair Albania”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat