15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtrëngata me intensitet të lartë dhe borë/ Çfarë e pret Shqipërinë në...

Shtrëngata me intensitet të lartë dhe borë/ Çfarë e pret Shqipërinë në orët në vijim

Ditën e sotme priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, por reshje me intensitet të lartë deri dhe në formën e shtrëngatave priten në qendër dhe në jug.

Kështu bën me dije Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ndërsa në zonat malorë pritet të ketë reshje në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindja.

Gjatë 24 orëve të fundit sasia më e lartë e reshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës dhe të Sarandës me 35mm reshje shiu. Në lartësinë mbi 1500 metra në verilindje dhe juglindje reshjet kanë qenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Ditën e Diel pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët e gradualisht të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrengatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra.

Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë”, njofton SHMU.

LEXO EDHE: “Stina e përmbytjeve”/ Top News: Sigurimi i Pronës dhe KASKO nga SIGAL UNIQA, varkat e vetme të shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat