Rreth 100 pasagjerë u plagosën të shtunën kur një anije turistike që po shkonte nga bregu perëndimor i Francës për në Britani u godit nga erërat e forta.
Pasagjerët dhe ekuipazhi i anijes “Spirit of Discovery” u përballën me një provë të tmerrshme kur u detyruan të ndërpresin udhëtimin e tyre në Ishujt Kanarie javën e kaluar pasi parashikimeve për një stuhi të fortë.
Në anije ndodheshin 1 mijë pasagjerë, ndërsa vetëm 10% e tyre janë lënduar, 5 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur në spital.
Ekuipazhi fillimisht kishte planifikuar të ankorohej në portin e La Coruña-s në veri-perëndim të Spanjës, por gjatë rrugës iu tha se porti ishte mbyllur për shkak të motit të keq, duke i detyruar ata të vazhdonin në veri dhe të kalonin gjirin e Biscay gjatë rrugës për në Mbretërinë e Bashkuar.