Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Savër të Lushnjes.
Një vajzë 28-vjeçare duke udhëtuar me mjetin e saj tip “Toyota” ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar vdekjen.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se këmbësori, ende i paidentifikuar, i ka prerë rrugën automjetit.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe
“Fier/Informacion paraprak: Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO EDHE: Janar-Shtator 2023/ 139 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur në 863 aksidente rrugore