15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër tërmet i fortë, në Lezhë qytetarët dalin në rrugë! Nevoja emergjente...

Tjetër tërmet i fortë, në Lezhë qytetarët dalin në rrugë! Nevoja emergjente për sigurimin e shtëpive

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mbrëmjen e djeshme në vendin tonë.

Tërmeti me epiqendër 6 km në verilindje të qytetit të Lezhës dhe 52 km në veriperëndim të Tiranës. Ndërsa thellësia e tij ishte 10 km.

Lëkundjet ishin me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter, sipas IGJEUM (Instituti i GjeoShkencës, Ujërave dhe Mjedisit) dhe u ndjenë në disa qytete të vendit.

Sot në datën 17/10/2021, ora 22:13 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.5 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 19.9 km. Epiqendra është lokalizuar 69 km në Veri të Tiranës, pranë Lezhës. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64“, tha në një njoftim Departamenti Sizmologjisë, në Institutin e Gjeoshkencave.

Ndërkohë, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet se në disa apartamente nuk kanë munguar as dëmet.

Lexo edhe: Një apartament në Tiranë kushton deri në 4 mijë euro/m2, Sigurimi i tij me vetëm 1 euro/m2

Por edhe pse jemi një vend me aktivitet të lartë sizmik, edhe pse shpenzojmë qindra mijëra euro për blerjen e një apartamenti, e kemi shumë të vështirë të shpenzojmë shumë here më pak për Sigurimin e tij.

Shqiptarët konsumojnë mesatarisht vetëm 35 euro për frymë për siguracione, ndërkohë që Europa shpenzon rreth 3000 euro, ndërsa SHBA plot 6000 dollarë.

Po sa kushton sigurimi i shtëpisë?

Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.

Për shembull, nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet nga tërmeti, nëse ju shpërthejnë tubacionet apo larg qoftë shpërthen ndonjë bombul dhe ju bën hatanë, atëherë SIGAL UNIQA Group Austria, do t’ju dëmshpërblejë për të gjitha dëmet.

Si është e mundur kjo?

Patjetër që është e mundur, se kështu funksionon në të gjithë botën.

Ne në Shqipëri kemi shembullin konkret të atyre familjeve që ju dëmtuan shtëpitë nga 2 tërmetet e vitit të kaluar. 2 mijë familje që ishin të siguruar tek SIGAL UNIQA u dëmshpërblyen menjëherë dhe sot ata e kanë shtëpinë edhe më të mirë nga çfarë e kishin para tërmetit.

Për vitin 2020, vetëm për dëme në Sigurimin e Pronës, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar te klientët e saj plot 6.2 milionë euro, ndërsa për periudhën Janar-Shtator 2021 mbi 2 milionë euro.

Pyetini ata se çdo të thotë të sigurohesh dhe në rast dëmi të të rikthehet shtëpia siç e ke patur më përpara.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria.

Lexo edhe: “Jemi zonë sizmike”, ish zv/ministrja: Qeveria të ndërgjegjësojë qytetarët të blejnë Sigurimin nga Tërmeti

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat