1.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProbleme në disa bashki, shtyhet me dy javë Censi i Popullsisë dhe...

Probleme në disa bashki, shtyhet me dy javë Censi i Popullsisë dhe Banesave

Shtyhet afati deri më 15 nëntor i Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Konfirmimi vjen nga drejtoresha e INSTAT Dhurata Dhuli, e cila tha se ky vendim vjen për shkak të problematikave në një sërë bashkish.

Gjatë kësaj periudhe, rreth 5.240 anketues kanë trokitur në dyert e familjeve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për t’u angazhuar në përgjigjet e pyetësorit të censit. Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet, rreth 3 përqind e zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk janë numëruar, për këtë arsye në disa zona të disa bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të censit do të vazhdojë deri në datën 15 nëntor”, u shpreh Dhuli.

Shkaqet e këtij vendimi, sipas Dhulit, janë rikontaktimi më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta; ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT.

Ky proces vazhdimësie nënkupton mbulim të plotë të territorit nga ky aktivitet”, u shpreh ajo.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat