14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtimi i rasteve me COVID/ Mjeku: Nuk bëhet fjalë për pandemi të...

Shtimi i rasteve me COVID/ Mjeku: Nuk bëhet fjalë për pandemi të dytë

Javët e fundit është vënë re shtim të rasteve të virusit ri në qarkullim. Po si ndikojnë këto viruse në trupin e tonë?

Për emisionin “Jetë shqiptare” mjeku Ilir Alimehmeti bëri me dije se nuk bëhet fjalë për pandemi të dytë, por për një fazë epidemike joshqetësuese.

Pandemia është mbyllur në mars të vitit 2022. Tani jemi në fazën epidemike, me valë të vogla të cilat nuk janë shqetësuese,” shpjegoi mjeku Alimehmeti.

Numri i rasteve nuk është shqetësues, por vetëm për rastet më të rënda, mendon mjeku.

“Tashmë organizmi jonë është njohur me këtë virus, dhe një riinfektim është shumë i ulët,” tha mjeku Alimehmeti.

Ai theksoi se Omikroni ishte fundi i prezantimeve të rasteve të reja me viruse dhe se të gjitha viruset e reja janë nënvariantet e tij.

Në çdo 3 muaj 1 variant të ri, por Omikroni duket se ishte fundi këtij maratone. Omikroni u duk se u përshtat me trupin e njeriu duke mos lejuar ardhjen e një virusi të ri. Të gjitha këto virozat e reja janë nënvariante të Omikron.

Mjeku bëri me dije se “fushata e vaksinimeve nuk ka nisur ende, pasi nuk arrijmë dot targetin. Rekomandohet për personat që e kanë më të nevojshme”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat