15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1,5 milion € investim, fermeri në Levan kërkon të shtojë sipërfaqen me...

1,5 milion € investim, fermeri në Levan kërkon të shtojë sipërfaqen me shegë/ Por askush nuk flet mbi rreziqet që kërcënojnë bujqësinë

Tokat e kripura në fshatin “Bashkim” të njësisë administrative Levan janë kthyer në plantacione me shegë.

Nga një dëshirë dhe përfitimet që sjellin frytet e shegës, sipërmarrësi nga Fieri, Hysni Myrto ka investuar 1,5 milion euro në një plantacion prej 14 ha të këtij fryti.

Ai tregon për Top Channel se, viti i kaluar që ka qenë edhe viti i parë i vjeljes së shegës ka pasur një rendiment të kënaqshëm prej 150 ton shegë dhe me një treg shitje në të gjithë vendin. Ndërsa këtë sezon parashikohet një rendiment me i lartë që synon edhe eksportin.

Jemi në negociata me një firme farmaceutike austriake për kontratë shitje të gjithë sasisë së shegës së prodhuar”, thotë investitori.

Kjo iniciativë nisi 4 vjet më parë me mbjelljen e 10 hektarëve me shegë dhe ky është viti i dytë që po vjelë frytet e punës së tij.

Ne jemi shumë të lumtur kur dëgjojmë histori të tilla suksesi në sektorin e bujqësisë, një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë kombëtare, por shpeshherë harrojmë të flasim për rreziqet me të cilat ky sektor përballet çdo ditë, edhe për shkak të ndryshimeve klimatike.

SIGURIMI I BUJQËSISË, A MUND TË BËHET DHE SI?

Në muajin shtator, fermerët e zonës së Konispolit në Sarandë u përballën me një dëm të madh ekonomik, për shkak të një stuhie breshëri. Sipas deklarimeve të tyre në media, rreth 30% e prodhimit të agrumeve u dëmtua, ndërsa tek ullinjtë, dëmi vlerësohet edhe më i madh.

E njëjta situatë ndodhi edhe me fermerët e rrethit të Korçës ku si pasojë e kushteve atmosferike pjesa dërrmuese e prodhimit të mollëve shkoi dëm.

Breshëri i shtatorit ishte shembulli i fundit i rreziqeve të mëdha ndaj të cilave ekspozohet sektori bujqësor dhe që shkaktojnë periodikisht dëme.

Kur nuk është breshëri, mund të jetë përmbytja, ngrica, thatësira apo zjarri.

Arsyeja pse fermerët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa, thuajse totale, e sigurimeve në bujqësi dhe më tej.

Bujqësia është një sektor me rrezik shumë të madh, sepse është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë, si sëmundje, parazitë, që e bëjnë këtë sektor shumë të brishtë dhe të ndjeshëm.

Nëse ndodh një përmbytje, thatësirë, ngricë, etj., dëmi mund të jetë shumë i madh. Duke qenë sektor me rrezik të lartë, edhe primi i sigurimit duhet të jetë i lartë. Kjo nuk është përvoja jonë, por kjo është përvoja e të gjitha vendeve të tjera, që operojnë me sigurimet në bujqësi.

Sipas informacioneve nga shtetet e tjera, primi i sigurimeve në bujqësi shkon midis 3% dhe 8% e vlerës së dëmit të mbuluar. Ky prim është shumë më i lartë krahasuar me sektorët e tjerë të sigurimit. Me kosto kaq të larta, fermerët është e vështirë të sigurohen vullnetarisht, ndaj ky treg është pothuajse 0.

Përveç kësaj, primi është i lidhur shumë edhe me numrat. Sa më shumë fermerë të jenë të siguruar, aq më shumë do të ulet primi.

Pa harruar edhe ndihmës që mund të jape shteti. Nëse do të ketë subvencionim dhe do të rritet vëmendja, tregu i sigurimeve është gati për t’u bërë pjesë këtyre skemave dhe për të gjetur risigurues të leverdishëm.

Një tjetër problem është fakti se, politikat vazhdojnë të ushqejnë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti. Kjo nuk është e drejtë moralisht, sepse barra bie mbi taksapaguesit, por edhe jep një mesazh të gabuar, duke mos nxitur krijimin e një kulture sigurimi.

Pra, fillimisht duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet nxitur edhe kultura e sigurimit, përmes subvencionimit të primit.

Sigurimet në bujqësi, përvoja e huaj

Tregjet e sigurimeve bujqësore kanë zhvillime të rëndësishme në mbarë botën si rezultat i influencës së shumë faktorëve ndër të cilët përmendim rritjen e kërkesës për prodhime bujqësore, nevojat për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, politikat e zhvillimit dhe të ndikimit të konkurrencës.

Tregjet e sigurimeve bujqësore janë institucione specifike që mbështesin mbrojtjen nga rreziqet. Por sektori bujqësor asnjëherë s’ka mbetur edhe pa vëzhgimin dhe influencën e politikave publike për ta mbështetur me instrumente nxitës dhe politika zhvillimi.

Gjeografikisht nivelin e primeve më të mëdha e zënë SHBA dhe Kanadaja me 62%, vendet aziatike 18%, vendet europiane 17%, vendet e Amerikës Latine 2%, vendet afrikane 1% si dhe Australia dhe Zelanda e Re 1%.

Vetëm në Indi gjenden 28 milionë ekonomi bujqësore të siguruara.

Ndër programet e para siguruese në eksperiencat e vendeve të përparuara dallohet krijimi “Federal Crop Insurance Corporation” në SHBA, në vitin 1938.

Një promotor me tradita ndër më të hershmet në fushën e sigurimeve janë vendet e BE, ku spikasin eksperiencat e Francës, Italisë, Spanjës etj. Treguesit evidentojnë se rreth 69% të fermerëve gjermanë përdorin sigurimin e korrjeve, po kështu edhe 59% e fermerëve spanjollë.

Kontributi i bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit.

Në Maqedoninë e Veriut, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së.

Kontributi i bujqësisë në punësim

Në një vend si Shqipëria, bujqësia ka qenë burimi kryesor i punësimit. Megjithatë, nga viti 2000 deri në vitin 2019, shkalla e punësimit në sektorin privat bujqësor është përgjysmuar, ndërsa ajo e sektorit privat jo-bujqësor gati është katërfishuar (IPPM, 2017). Të dhënat e anketimeve të ndryshme tregojnë se në Shqipëri aftësitë e fuqisë punëtore në bujqësi janë reduktuar si pasojë e plakjes, emigrimit dhe mungesës së mundësive të të punësuarëve rishtas për tu arsimuar apo trajnuar. Megjithatë, bujqësia vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarëve me 40 % të totalit në vitin 2019.

LEXO EDHE: Në Shqipëri, bujqësia e blegtoria nën mëshirën e motit/ Stuhitë dëmtojnë serat, dëme të pariparueshme në Fier e Berat

Për këto dhe arsye të tjera, kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria është përpjekur vazhdimisht të ndërgjegjësojë fermerët për futjen dhe zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si një instrument mbrojtës kundër dëmeve që sjellin kosto jo vetëm për ekonomitë familjare por edhe për atë kombëtare.

Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani Sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

Për më shumë informacione, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat