15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFMN përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.6%/ Inflacioni i...

FMN përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.6%/ Inflacioni i lartë për një kohë më të gjatë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë duke e çuar në 3.6% për 2023-shin, 1.4 pikë përqindje më i lartë nga parashikimi i pranverës.

Për vitin e ardhshëm, njësoj si në parashikimet e pranverës, FMN pret rritje ekonomike 3.3% dhe 3.5% deri në vitin 2028. Pra pritet një ngadalësim i rritjes ekonomike.

Nga ana tjetër, Fondi pret që inflacioni do të jetë i lartë për një kohë më të gjatë nga se parashikojnë autoritetet vendase.

Inflacioni mesatar këtë vit parashikohet të jetë 3.8%.

Në raportin e prillit, inflacioni mesatar pritej në 3.9%. Por, ndryshe nga raporti i prillit, kur pritej që inflacioni të kthehej në 3%, që është dhe objektivi i shënjestruar i Bankës së Shqipërisë në vitin 2024, në vlerësimin e tetorit inflacioni pritet të mbetet mbi këtë objektiv dhe në 2024, duke u parashikuar mesatarisht në 3.6%.

Për vitin 2023, rritjen më të larta në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me 4.5%, e ndjekur nga Kosova me 3.8%, Shqipëria, Maqedonia e Veriut me 2.5% dhe Serbia e Bosnjë Hercegovina me 2%.

Parashikimet e Bankës Botërore ishin në të njëjtën linjë me ato të FMN-së.

BB ka rishikuar në rritje me 0.8% ekonominë e Shqipërisë në parashikimin e vjeshtës, duke duke projektuar tashmë rritje 3.6% deri në fund të vitit 2023.

Në parashikimet e saj, Banka Europiane për Rindërtim, BERZH, nuk ndryshoi vlerësimet për Shqipërinë nga raporti i pranverës, kur ishte parashikuar në rënie. BERZH pret që PBB-ja e Shqipërisë  këtë vit të rritet modestisht deri në 2.5%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat