Ndryshimet klimatike janë kthyer tashmë në një rrezik potencial për mbarë njerëzimin.
Pasojat e tyre nuk dëmtojnë vetëm shtëpinë, biznesin apo automjetin tonë.
Nëse jeni bujk apo fermer, atëherë e dini shumë mirë sa të papritura ka edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe ndikimin negativ që ato kanë në produktet bujqësore!
Natyrës nuk i dihet asnjëherë por një policë sigurimi do tju shërbejë si mburojë ndaj të papriturave dhe humbjeve ekonomike që shkaktojnë fenomene si breshëri, stuhitë, përmbytjet apo dhe zjarri.
Tregu i Sigurimeve në Shqipëri ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë nga fatkeqësitë natyrore
Tregu i sigurimeve në Shqipëri është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për kulturat bujqësore. Kjo u mundëson bujqve dhe fermerëve të mos ndjehen të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.
Madje, sigurimet mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Një eksperiencë kjo që bota e njeh prej dekadash tashmë.
“Tregu i sigurimeve është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Ka mundësi që fermerët të kenë mundësi për të mbijetuar dhe mos u rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Duke marrë pjesë të gjithë, blejnë në tregje ndërkombëtare risigurime aq sa është vlera apo rreziku i mundshëm në Shqipëri. Përcaktohet primi vjetor dhe tarifa specifike për të blerë në tregjet ndërkombëtare. Vetë shteti mund të blejë rreziqe katastrofike në tregjet ndërkombëtare. Tregjet e sigurimeve mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Kjo është një eksperiencë e madhe në botë. Ne jemi vend i vogël që ka më shumë potencial dhe mundësi manovrimi dhe gjetje rrugësh për ta bërë këtë. Është thjesht ndërtimi i programeve dhe strategjive për ta mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi fermerit”.
Politika vazhdon të ushqejë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti. Kjo nuk është e drejtë sepse barra bie mbi taksapaguesit, por jepet edhe mesazhi i gabuar.
Duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet të nxitur kultura e sigurimit, përmes subvencionimit të primit, të paktën pjesërisht.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria për fermerët?
Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë
Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.
Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.
Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.
Pse Sigurohet?
Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm apo një stuhi ere e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.
Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA, i cili “blen” rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.
Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?
- Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
- Cilësinë e prodhimit
- Rendimenti i prodhimit
- Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.
Sigurimi mund të ndihmojë rritjen e kreditimit të fermerëve
Fermerët dhe bizneset në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë përballen me një sërë rreziqesh që kërcënojnë prodhimtarinë, gjënë e gjallë dhe infrastrukturat mbështetëse të fermave. Dukuri natyrore si breshëri, ngricat, përmbytjet, stuhitë, thatësirat e temperaturat ekstreme rrezikojnë jo vetëm prodhimin bujqësor të sezonit por në rastin fermave të vogla, këto dukuri mund të shkaktojnë edhe falimentimin total të tyre. Vërshimet e insekteve, sëmundjet e ndryshme të bimëve dhe ato të bagëtive, janë rreziqe po aq kërcënuese dhe të rëndësishme sa dukuritë natyrore të përmendura më sipër.
Sigurimi në bujqësi e blegtori do të shmangte problemet financiare me të cilat do të përballej fermeri, apo subjekti në rast se do të humbiste pjesërisht, ose totalisht prodhimin e tij, bagëtitë ose pasuri të tjera të fermave: një fermer i siguruar ka garantuar stabilitetin financiar nëpërmjet transferimit të riskut tek siguruesi.
Ndërkohë, nuk duhet harruar se, sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të ishte nxitës i rëndësishëm i kreditimit të këtyre sektorëve të ekonomisë pasi institucionet kredidhënëse do të ishin shumë më të mbrojtura nëse do të kreditonin klientë që kanë garantuar stabilitetin financiar përmes policave të sigurimit.
Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit. Në Maqedoninë e Veriut, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së.
Për këto dhe arsye të tjera, duhet punuar në ndërgjegjësimin e fermerëve për futjen dhe zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si një instrument mbrojtës kundër dëmeve që sjellin kosto jo vetëm për ekonomitë familjare por edhe atë kombëtare.
Fermerë, asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar…
Për më shumë informacion:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829