14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Një nismë me rëndësi ekstreme"/ Italia ashpërson Kodin Rrugor, siguracion edhe për...

“Një nismë me rëndësi ekstreme”/ Italia ashpërson Kodin Rrugor, siguracion edhe për monopatinat

Përdorimi i celularëve, shpejtësia e lartë, dhe përdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, kanë detyruar qeverinë italiane që të përgatis një projektligj të ri që synon ashpërsimin e gjobave dhe ndëshkimeve.

Nisma ligjore, sipas mediave italiane, tashmë ka marrë dritën jeshile dhe pritet të kalojë për votim në parlament.

Është një nismë me urgjencë dhe rëndësi ekstreme“, deklaroi Ministri i Transporteve Matteo Salvini duke iu referuar episodeve të shuma të aksidenteve tragjike gjatë këtij viti. Ndëshkime më të rënda do të ketë për çdo shofer që përdor telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo që lëviz në gjendje të dehur.

Sipas projektligjit çdo drejtues që do kapet me celular do të ndëshkohet deri në 2600 euro.

Nga ana tjetër është parashikuar instalimi i programit “Alcolock” tek të gjitha mjetet e shoferëve që janë kapur të dehur në mënyrë të vazhdueshme në timon. Program ky që mat nivelin e alkoolit në gjak dhe nuk lejon makinën që të ndizet nëse ai rezulton i dehur.

Në rast përsëritje të një shkelje të Kodit Rrugor, do të ketë heqje të menjëhershme të patentës.

Heqja e përjetshme e lejes së drejtimit

Kodi i ri parashikon gjithashtu heqjen e përjetshme të patentës në rast të aksidenteve të rënda si dhe për drejtuesit e mjeteve që largohen nga vendngjarja pas aksidentit.

Shoferët e rinj

Nëse një i ri kapet duke vozitur pa patentë dhe është i dehur ose i droguar, ai ose ajo duhet të presë deri në moshën 24 vjeçare për të marrë lejen e drejtimit.

Përdoruesit e skuterave dhe monopatinave

Helmeta është gjithashtu e detyrueshme për të rriturit, si për skuterët privatë ashtu edhe për ato të përbashkëta, targat dhe sigurimi për të gjithë skuterët.

Kushdo që udhëton pa leje apo sigurim do të duhet të paguajë një gjobë nga 100 deri në 400 euro.

Kujtojmë që, prej 1 janarit 2023, në Itali përdoruesit e monopatinave dhe skuterave e kanë të detyrueshëm siguracionin.

LEXO EDHE: 121 viktima dhe 946 të plagosur nga aksidentet në janar-gusht 2023/ A i llogarit kush kostot e larta financiare për përgjegjësit?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat