14.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInovacion, Teknologji dhe Edukim/ Vjen për herë të parë në Shqipëri panairi...

Inovacion, Teknologji dhe Edukim/ Vjen për herë të parë në Shqipëri panairi “Future2Tech 2023”. Nuk mungon as SIGAL UNIQA

Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri Panairi “Future2Tech 2023”, si një mundësi ideale për kompanitë inovative, që të ekspozojnë atë çfarë ofrojnë për klientët e tyre.

Ky panair, i cili ka në fokus INOVACIONIN, TEKNOLOGJINË dhe EDUKIMIN, zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në data 21 dhe 22 shtator.

Si pjesë e panairit nuk mund të mungonte as kompania më e madhe dhe novatore e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, e cila përmes stendës së saj do të njohë vizitorët me produktet e saj, të cilat ndërthurin mjaft mirë teknologjinë me botën e sigurimeve.

Me produkte si “Sigurimi anti Tumor”, “Jetë Plus”, “TeleShëndet” apo Kartat e Shëndetit, SIGAL UNIQA është kthyer në një prej kompanive më novatore në vend dhe më e preferuara për ti besuar shëndetin e vetes, familjes apo punonjësve në rastet e bizneseve.

Gjatë dy ditëve të panairit do të zhvillohen edhe aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj.

E ardhmja ju pret! Mos mungoni në panairin “Future2Tech” në datat 21-22 Shtator, në Pallatin e Kongreseve…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat