17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet50% e lejeve minerare në 3 qarqe/ Kryeson Dibra me 121 leje

50% e lejeve minerare në 3 qarqe/ Kryeson Dibra me 121 leje

Gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në Dibër numërohen 121 leje apo 22% e totalit, në Kukës 16% dhe në Berat 11% e totalit prej 587 lejesh.

Ndërkaq, pjesa tjetër ndahet mes 9 qarqeve, ku në fund renditet Fieri me 2% të lejeve minerare, që ushtrojnë aktivitetin në këtë territor. Por, ndonëse janë të pasura me burime natyrore bashkitë e qarqeve përfitojnë pak nga këto pasuri. Kjo pasi sipas legjislacionit në fuqi vetëm 5% e rentës minerare duhet t’iu transferohet bashkive ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë minerare, ndërkohë që pjesa tjetër shkon në buxhetin e shtetit.

Shpesh herë është kërkuar që masa e transfertës të rritet e të shkojë në 25%, sikurse ka qenë shumë vite më parë, ndërkohë që projektligjet janë diskutuar edhe në parlament, por asnjëherë nuk janë finalizuar. Renta minerare është një taksë e cila mbidhet nga shteti nga bizneset që shfrytëzojnë burimet natyrore.

Ndërkohë që, sipas legjislacionit në fuqi, vlera e transferuar pranë bashkive ku shfrytëzohen këto burime, ka si qëllim kryerjen e investimeve për komunitetin, duke përmirësuar jetesën e banorëve që jetojnë në këto zona.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financve dhe Eknomisë, në 6-mujorin e parë të këtij viti buxheti i shtetit arkëtoi 1.5 mld lekë nga taksa e rentës minerare në eksport.

LEXO EDHE: STATISTIKA- Aksidentet në vendin e punës/ Siguroni punonjësit tuaj dhe vijoni biznesin të qetë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat