17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga SHBA në Europë, bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Si...

Nga SHBA në Europë, bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Si të mbrojmë banesën, biznesin dhe makinën tonë

Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë shkaktuar zjarre të fuqishëm në pjesë të ndryshme të botës, nga Shtetet e Bashkuar në Evropë.

Me mijëra hektarë tokë është djegur e shumë banorë janë detyruar të lenë shtëpitë e tyre.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka çuar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike shtojnë fatkeqësitë natyrore/ Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar

Në Washington, si pasojë e zjarreve u shkatërruan 185 objekte, shumica prej të cilave banimi.

“Kjo është shtëpia e fqinjit tënd dhe kjo është shtëpia e mamasë”, i drejtohet zoti Smith një mikut të tij për të cilin regjistroi videon, për t’i treguar pamjet e shtëpive të bëra shkrumb e hi.
Zjarret filluan pak pas mesditës të së premtes në anën perëndimore të qytetit Medical Lake dhe më pas u zgjeruan në zona të tjera, tha zëdhënësja e Departamentit të Burimeve Natyrore të Shtetit të Uashingtonit, Isabelle Hoygaard.

Autoritetet nuk arritën të vënë nën kontroll zjarret deri në mbrëmjen e të shtunës, gjë që i detyroi të lëshojnë urdhra evakuimi për një komunitet pranë, Spokane, një qytet me rreth 230 mijë banorë.

Strukturat e djegura ishin objekte banimi dhe ndërtesa të tjera.

Në Kanada, mijëra banorë të British Columbia janë urdhëruar të evakuohen të shtunën pasi zjarret detyruan këtë zonë perëndimore kanadeze të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Provinca aktualisht po përballet me një të tretën e mbi 1000 zjarreve aktive në Kanada.

Zjarret po vazhdojnë të shkatërrojnë tokë dhe rrezikojnë jetë njerëzish edhe në Evropë.

Zjarret ndriçuan qiejt e ishullit spanjoll, Tenerife në orët e para të së dielës, ndërsa një zjarr i egër që shpërtheu në veri të ishullit mbeti jashtë kontrollit.

Duke qëndruar në një tarracë shtëpie të mbuluar me hi, ndërsa tymi i dendur ngrihej pas tij, Sebastian Grillo, një banor i zonës thotë se nuk kishte parë kurrë zjarre të përmasave të tilla në ishull.

“Këtë nuk e kam përjetuar ndonjëherë në jetën time. Kemi përjetuar zjarre, por jo në këtë nivel”, thotë zoti Grillo.

“U larguam vetëm me rrobat e trupit pasi policia na dha vetëm 20 minuta kohë. Na sollën këtu dhe po presim të shohim nëse tymi dhe zjarri largohen nga shtëpitë tona që të mund të kthehemi në shtëpi”, thotë banorja tjetër e Tenerifes, Maria Jose Rodriguez.

Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë kontribuar në krijimin e vatrave të zjarrit edhe në Shqipëri, sikurse tregojnë këto pamje në afërsi të fshatit turistik Qeparo të regjistruara mbrëmjen e së shtunës.

Si pasojë u dogjën me dhjetëra hektarë tokë dhe u rrezikuan shtëpi dhe plantacione ullinjsh. Por shkak për situatën është bërë edhe zjarrëvënia nga banorët lokalë. Të shtunën, policia shqiptare njoftoi se kishte arrestuar katër persona në 24 orët e fundit. Në korrik, Shqipëria identifikoi dhe akuzoi për zjarrëvenie 14 persona.

Kursimet e një jete të tërë zhduken për disa minuta 

Shtëpia është vendi ku ne shqiptarët investojmë më së shumti. Disa arrijnë ta ndërtojnë me punë, kryesisht në emigracion, e shumë të tjerë nuk kursehen në kredi ose borxhe.

Por ndodh një incident, si në këtë rast zjarr, dhe mundi i një jete të tërë zhduket në pak minuta.

Për këtë arsye, ne kemi apeluar vazhdimisht tek qytetarët që “Sigurimin e Shtëpisë” ta konsiderojnë si një nevojë të domosdosshme, e cila mbron financat tona.

Çfarë është Sigurimi i Pronës nga Zjarri?

Ky siguracion mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh, si:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit, ndërsa çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulime nga rreziqe shtesë, si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Si mund ta blini këtë siguracion? Pranë çdo dege të kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA në qytetit ku banoni.

Ose ONLINE në www.sigal.com.al.

Të gjithë pyesim: kush i paguan dëmet nëse nuk jemi të siguruar dhe cili siguracion mbulon edhe dëmet nga fatkeqësitë natyrore? 

Përgjigja është e thjeshtë: Siguracioni KASKO, si i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

Çfarë mbulon konkretisht Siguracioni KASKO?

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat Natyrore
  • Vjedhja e pjesshme
  • Vjedhja e plotë
  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj, të cilën e keni ndërtuar me shumë mund.

Për më shumë informacione na shkruani në Whatsapp: 0694038119

LEXO EDHE: FOTO-VIDEO/ Përmbytjet bëjnë namin në Itali, makinat “flluskojnë” mbi ujë. Si Siguracioni KASKO “nderoi” qytetarin në Shkodër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat