14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE hëna ditë "tersi"/ Rriten aksidentet rrugore në korrik, 165 të vdekur...

E hëna ditë “tersi”/ Rriten aksidentet rrugore në korrik, 165 të vdekur dhe të plagosur

Shtimi i lëvizjeve në kulmin e sezonit turistik ka shtuar aksidentet rrugore gjatë muajit korrik me të hënën që rezulton dita më ters.

INSTAT bën me dije se në muajin Korrik 2023 numërohen 125 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin Korrik 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 19,0%.

Në Korrik 2023, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 165 persona nga 150 në muajin Korrik 2022.

Aksidentet rrugore, në 92,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 3,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Korrik 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 20,0%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Martë me 11,2%.

Në muajin Korrik 2023, 25,6% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00.

Në shtatëmujorin e vitit 2023, numërohen 653 aksidente rrugore nga 686 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i të aksidentuarve është 887 persona nga 971 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 13,8% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për shtatëmujorin është rritur me 4,7%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat