Një incident jo i zakonshëm ka ndodhur në një dyqan italian ushqimesh në Boston, SHBA.
Një kliente rrëshqiti mbi një copë proshute dhe theu këmbën. Ndërsa Alice Cohen tani po kërkon dëmshpërblim nga dyqani, duke ngritur një padi.
“Shpenzimet e saj mjekësore, duke përfshirë një vizitë në spital dhe terapi fizike, i shkuan 7,500 dollarë”, thuhet në padinë e ngritur në Boston.
“Eataly kishte për detyrë të siguronte që sipërfaqja e dyshemeve të mos ishte e rrezikshme dhe të paralajmëronte nëse kushtet ishin të rrezikshme”, theksohet në padi.
Alice Cohen dhe burri i saj Ronald po kërkojnë të paktën 50,000 dollarë dëmshpërblim.